1.5 milion facebook llogari perdoruesish te vjedhura ne shitje

Një Haker i quajtur Kirllos ofron një marrëveshje të rrallë për këdo që dëshiron të bëj spam, vjedh, ose mashtroj permes llogarive te perdoruesve në Facebook.Ai ofron një numër...

Një Haker i quajtur Kirllos ofron një marrëveshje të rrallë për këdo që dëshiron të bëj spam, vjedh, ose mashtroj permes llogarive te perdoruesve në Facebook.Ai ofron një numër të paparë të llogarive të përdoruesve dhe atë me një çmim teper të ulet.

 

Kerkuesit nga “VeriSign’s iDefense” kanë zbuluar se Kirllos bën shitjen e llogarive të përdoruesve të Facebook-ut në një forum hakerësh, por ajo qfar ka terhekur vëmendjen e tyre është numri aq i madh i llogarive te perdoruesve që ofron për shitje: 1.5 milion llogari përdoresish.
IDefense nuk e di nese keto llogari perdoruesish që Kirllos ofron jan legjitime, pasi Facebook ende nuk ka dhën ndonj1% koment ne lidhje me këtë. Por nëse kjo është e vërtet atëher i bjen që ky ka informacionet e një në çdo 300 përdoruesish të Facebook-ut. Çmimet që ai kerkon variojn nga $25 deri $45 per 1,000 llogari perdoruesish, varësisht nga numri i kontakteve që kan mbrenda ata përdorues.

Mendohet se Kirllos deri tani ka arritur të shes diku rreth 700,000 llogari perdoruesish, sipas drejtorit te intelegjencës kibernetike në VeriSign – Rick Howard.

Sipas Howard hakerët ka kohë që shesin llogari perdoruesish të rrjeteve shoqërore, po kohët e fundit ata i janë vën pas rrjetit më të madh shoqëror në botë, Facebook.

Facebook ka më shumë se 400 milionë përdorues në të gjithë botën, shumë prej të cilëve bien viktimë e mashtrimeve çdo ditë. Hakerët përdorin këto llogari për të kërkuar para nga shokët e viktimave se gjoja kanë mbetur pa para në një shtet të huaj,dhe për tu kthyer ju nevoiten ato para.
Disa të tjer, dërgojn tek shoqëria e viktimave rekomandime për të vizituar ueb faqe te ndryshme që me vizitimin e tyre kompjuteri i tyre infektohet me programe keqdashëse.
“Njerëzit do ta bëjn kë sepse mendojn se shoku i tyre ju ka kerkuar atë,” tha Randy Abrams nga Eset. “Njerëzit do të ndjevizitojn ato uebfaqe, sepse ata besojnë se ishte pikërisht miku i tyre që u tha atyre për të shkuar në atë uebfaqe,” tha Randy Abrams nga Eset.

Çmimet që Kirllos kërkon janë jashtëzakonisht të lira në krahasim me atë që zakonisht hakerët tjerë kërkojn. Në disa raporte mbi sgiurin ne internet është raportuar se çmimet të cilat hakerët kërkojn sillen prej $1 deri në $20 për llogari përdoruesi, perderisa çmimet per karta krediti variojn prej $15 deri në30, e deri në $850 per llogari bankare.

RELATED BY