1000 uebfaqet më të vizituara sipas Google

Google ka publikuar listën e 1000 uebfaqeve më të vizituara. Rrjeti social Facebook gjendet në krye të kësaj liste. Sipas Google, Facebook ka mbi 540 milion vizitorë unik në...

Google ka publikuar listën e 1000 uebfaqeve më të vizituara. Rrjeti social Facebook gjendet në krye të kësaj liste. Sipas Google, Facebook ka mbi 540 milion vizitorë unik në muaj.

Në top 10 uebfaqet e publikuara në këtë listë vetëm dy uebfaqe nuk përmbajnë reklama, Wikipedia dhe Mozilla. Wikipedia radhitet e 4-ta ndërsa Mozilla gjenden ne vendin e 10-të.

Twitter me 98 milion vizitorë unik në muaj gjendet në vendin e 18-të. Tek portalet më të vizituara , Yahoo është në vend të 2-të, MSN.com në vendin e 5-të si dhe Baidu radhitet në vendin e 8-të. Ndoshta shkak i radhitjes kaq të lartë i këtyre portaleve është fakti se shumica e njerëzve i vendosin këto uebfaqe si faqe startuese në ueb shfletuesit e tyre. Live.com radhitet i 3-ti me mbi 370 milion vizitorë unik në muaj, ndërsa në vendin e 13-të gjendet Bing me mbi 110 milion vizitorë unik në muaj si dhe Ask.com gjendet në vendin e 20-të me mbi 88 milion vizitorë unik në muaj.

BlogSpot radhitet i 7-ti me 230 milion vizitorë unik dhe WordPress.com me 120 milion vizitorë unik gjendet në vendin e 12-të.

Tek ueb faqet e lajmeve, Cnet.com gjendet në vendin e 35-të, BBC.co.uk(43), CNN.com(64) dhe NYTimes.com(83).

Listën e plotë mund ta gjeni këtu.

RELATED BY