12 milionë iPad kanë të instaluar paketën Office

Ka vetëm një javë që kur Microsoft lansoi paketën Office në Apple iPad, e cila u shkarkua më shumë se 12 milionë herë. Microsoft duket vërtetë i knaqur, gjë...

12 milionë iPad kanë të instaluar paketën Office

Ka vetëm një javë që kur Microsoft lansoi paketën Office në Apple iPad, e cila u shkarkua më shumë se 12 milionë herë.

Microsoft duket vërtetë i knaqur, gjë të cilën e shprehu në rrjetin social Twitter. Paketa Office ofron shfletim falas të dokumeneve në Word, Excel dhe PowerPoint. Në rast se dëshironi të rregulloni apo krijoni, atëherë duhet të shpenzoni 10 dollarë në muaj për abonentë në Office 365.

Kompania Microsoft ka lejuar opsionin për rregullimin e dokumenteve në Office tek telefonat e mençur në Android edhe pa u abonuar në Office 365, gjë që tregon kujdesin ndaj softuerit në mënyrë për t’u rritur edhe më shumë./itShqip

RELATED BY