15 Mënyra për të fituar para në Internet

Ju ndoshta mund të keni ndonjë punë ku paguheni mirë, por mesiguri që disa para plus nuk do tju bënin aspak keq. Sot vendosa të prezantojë para jush 15...

Ju ndoshta mund të keni ndonjë punë ku paguheni mirë, por mesiguri që disa para plus nuk do tju bënin aspak keq.

Sot vendosa të prezantojë para jush 15 mënyra për të fituar para në internet, me pak ose aspak investim nga ana juaj. Puna juaj është të zgjedhni kategorinë ku posedoni më shumë njohuri, dhe t’ja filloni punës.

  •  Krijo një webfaqe ose blog, dhe fillo të fitosh të ardhura nga rrjetet reklamuese siç janë Google Adsense ose BuySellAds. Ti mund të shesësh edhe rekalamat tuaja direkt përmes Google DFP.
    • Krijo abonim të email adresave duke përdorur MailChimp dhe gjej sponzorë për reklamim, ose shikoni modelin e HackerNewsletter, Now i Know dhe Launch.co ku njerëzit paguajn para për të pranuar SMS në emailat e tyre, janë shembuj të përkryer.
  • Krijoni një ose më shumë kanale në Youtube dhe aplikoni për tu bërë Youtube partner për ti monetizuar videot tuaja që i ngarkoni në këtë faqe, duhet të keni llogari në Google Adsense për ti tërhequr paratë.
    • Krijoni diçka kreative – si psh. çanta dore, bizhuteri, piktura, artikuj artizanale dhe filloni ti shisni ato tek faqet siç janë Etsy, ArtFire ose eBay.
  • Ndërtoni dyqanin tuaj online përmes Shopify ose SquareSpace dhe filloni shitjet e mallrave tuaja në internet, nga ushqimi e deri tek garderobat e ndryshme.
  • Shkruani ndonjë libër dhe publikojeni atë tek Kindle store, Google Play ose iBooks.
    • Bëhuni instruktor tek faqja Udemy ose SkillShare dhe do të paguheni për të ligjeruar lëndet tuaja të preferuara, nga Joga e deri tek gjuhët e ndryshme, në një audiencë nga e gjith bota.
    • Krijoni web skripta, shtojca për shfletues, plugins, aplikacione për mobil(iOS, Android) dhe shisni kodet e tyre tek CodeCanyon, Chupa ose BinPress.
  • Dizajnerat profesional por edhe ato më pak profesional mund të kyçen tek faqet siç janë  CrowdSpring, 99Designs ose DesignCrowd për projekte që kanë të bëjnë me dizajnim të Logove, Web Design, dhe gjëra tjera nga fusha e dizajnimit.
    • Muzikën tuaj personale që e keni krijuar më herët mund ta shisni nëpër dyqanet online siç janë Amazon MP3, iTunes, Pandora ose Spotify përmes DistroKid, Tunecore, loudr.fm ose CDBaby. Ju gjithashtu mund ti shisni muzikat tuaja direkt tek AudioJungle, Pond5 ose Bandcamp.
  • Aplikoni në Amazon për affiliate, dhe filloni të fitoni para nga komisionet e shitjeve tuaja në këtë rrjet. Dmth paguheni me përqindje të caktuar për çdo shitje që bëni ju nga produktet që ndodhen në atë faqe.
    • Ju mund të fitoni para edhe duke shitur webfaqe. Disa nga faqet që e mundësojnë këtë gjë janë, Flippa, GoDaddy Auctions ose Sedo, ndërsa LeanDomainSearch është një mjet i fuqishëm për të zbuluar domain adresat e mira dhe të pa regjistruara.
  • Krijoni llogari tek Fiverr ose PeoplePerHour dhe ofroni shërbime nga më të ndryshmet, dhe nëse ka të interesuar për atë që ju keni ofruar do të filloni të fitoni para në këmbim të shërbimeve tuaja./itshqip

Për pyetje dhe informacione më tepër mund të shkruani tek fusha komentimit më poshtë, ose kuptohet tek forumi jonë:

http://forum.itshqip.com 

RELATED BY