200.000 dollarë për një shëtitje në hapësirë atmosferike?

Kompania e Richard Branson “Virgin Galactic” planifikon që për disa vite të dërgon turistë në hapësirën atmosferike, kurse për herë të parë në publik zbuluan anijen e tyre fluturuese....

Kompania e Richard Branson “Virgin Galactic” planifikon që për disa vite të dërgon turistë në hapësirën atmosferike, kurse për herë të parë në publik zbuluan anijen e tyre fluturuese.

Një gazetarë nga BBC e fitoi këtë mundësi eskluzive për të vëzhguar këtë mjet fluturues i cili është i dizajnuar për të dërguar 6 turistë dhe 2 pilotë nëpër atmosferë, në më shum se 100 kilometra mbi tokë.

Dhe përderisa në brendinë e këtij mjeti fluturues duket disi “ngushtë”, turistët e parë hapsinorë do të kenë një pamje të mrekullueshme falë dritareve të rrumbullakta dhe të mëdha në çdo anë.

Gjat rrugës për në hapësirën atmosferike, pasagjerët do të ulen njëri përball tjetrit, edhe pse do të mund të lëshojnë vendet e tyre dhe të notojnë në gjendjen e papeshuar kur anija të arrin lartësinë e nevojshme, për rreth 5 minuta.

Pasi anija të lë atmosferën pritet të arrijë një shpejtësi prej 4.000 kilometrave në orë për vetëm një minutë, kurse është planifikuar që gjith fluturimi të zgjasë diku 2 orë.

Bileta për një “shëtitje” 120-minutësh në hapësirën atmosferike do të ju kushtojë 200.000 dollarë, kurse tashmë mbi 400 persona kanë rezervuar vendet e tyre./itshqip.com

Video

 

RELATED BY