25 fjalëkalimet me të këqija të vitit

Fjalëkalimi i dytë më i zakonshëm është ‘123456’ që është shumë i lehtë për hakerat pasi që mund të mbahet në mend shumë lehtë. Fjalëkalime të tjera tjera që...

Fjalëkalimi i dytë më i zakonshëm është ‘123456’ që është shumë i lehtë për hakerat pasi që mund të mbahet në mend shumë lehtë.

Fjalëkalime të tjera tjera që hynë në listën e mëposhtme, të krijuar nga SplashData, janë edhe fjalëkalimet me të përdorur në botë: “abc123”, “iloveyou” dhe “monkey.” Lista e plotë mund të shihet më poshtë.

Ekspertët e sigurisë thanë se njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm kur zgjedhin fjalëkalimet e tyre për hyrje në internet.

Morgan Slain, shef ekzekutiv i SplashData, kërkoi që çdo përdorues që përdorë ndonjërin nga fjalëkalimet e paraqitur më poshtë ta ndërroj atë menjëherë.

“Hakerat lehtë mund të thyejnë llogari të shumta, duke i bashkuar numrat me shkronjat dhe kombinime të ndryshme. Edhe pse njerëzit janë të inkurajuar për zgjedhje të një fjalëkalimi të sigurtë dhe të fortë, ka edhe shumë njerëz që ende vazhdojnë të zgjedhin fjalëkalime të dobët, duke e vendosur veten në rrezik nga mashtrimet dhe vjedhjet e identitetit,” tha Slain.

Disa këshilla për zgjedhje të një fjalëkalimi në internet:

  • Shkruani lloje të ndryshme të karaktereve në fjalëkalimet tuaja, përfshini numra, shkronja dhe shenja të veçanta.
  • Zgjidhni fjalëkalimet me më shumë se tetë shkronja. Fjalë jo shumë të gjata, me shenja si ” $ % & / € etj.
  • Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim ose kombinim të emrit tuaj për faqet e shumta të internetit.
  • Përdorni ndonjë menaxher në kompjuter për ruajtjen e fjalëkalimeve që i përdorni në internet, një menaxher i përshtatshëm mund të jetë programi Notepad i Windows, në të cilin mund të ruani të gjithë fjalëkalimet dhe në fund ta vendosni në një folder, dhe atë folder ta bëni me fjalëkalim në mënyrë që askush të mos hyjë në privatësinë tuaj.

25 fjalëkalimet me të këqija të vitit:

  1. password
  2. 123456
  3. 12345678
  4. qwerty
  5. abc123
  6. monkey
  7. 1234567
  8. letmein
  9. trustno1
  10. dragon
  11. baseball
  12. 111111
  13. iloveyou
  14. master
  15. sunshine
  16. ashley
  17. bailey
  18. passw0rd
  19. shadow
  20. 123123
  21. 654321
  22. superman
  23. qazwsx
  24. michael
  25. football

/itshqip

RELATED BY