30 vite burg sepse në Twitter kishin nxitur panikë të rreme!

Një mësues meksikan i quajtur Gilberto Martinez Vera dhe një udhëheqëse e radios e njohur si Maria de Hesus Bravo Pagola, mund të marrin edhe deri në 30 vite...

Një mësues meksikan i quajtur Gilberto Martinez Vera dhe një udhëheqëse e radios e njohur si Maria de Hesus Bravo Pagola, mund të marrin edhe deri në 30 vite burg, dënim për terorizëm sepse përmes rrjetit Twitter kishin nxitur panikë të rreme për rrëmbime të fëmijëve dhe të njerëzve me armë të cilët kishin sulmuar shkollat në Verakruz.

Cicërimat e rreme, në Twitter duke përfshi edhe këtë “Për çdo Zeta të vdekur(pjestar i narko-kartelit), do të vdesë nga një fëmijë”, shkaktoi 26 aksidente rrugore prej prindërve të cilët u përpoqën për të shpejtuar që të arrijnë me shpejtësi dhe ti largojnë fëmijët e tyre nga shkollat, kurse disa të tjerë i braktisnin automjetet në mes të rrugës me qëllim që të tejkalojnë bllokimet e trafikut, dhe të arrijnë sa më shpejtë në shkollat. Në kaosin ishin bllokuar edhe numrat e emergjencës.

Autoritetet në Veracruz krahasuan këtë incident me leximin regjendar në radio “Lufta e botrave” nga Oscar Wells në vitin 1938.

Sipas radio udhëheqëses Pagola, e cila në profilin e saj në Facebook ishte nënshkruajtur si “tviterorist”, ajo nuk duhet ndjekur penalisht sepse kishte bërë postimin ReTweet. “Mendoj, bëhet fjalë për 140 karaktere. Nuk është e logjikshme.”, tha ajo./itshqip

RELATED BY