3D maps, video të mrekullueshme!

Sigurisht deri më tani keni takuar ndonjë video të vogël dhe simpatike që duket si 3D. Sipas Wikipedia, 3D maps janë harta në pika tre-dimenzionale por në fushë të...

Sigurisht deri më tani keni takuar ndonjë video të vogël dhe simpatike që duket si 3D. Sipas Wikipedia, 3D maps janë harta në pika tre-dimenzionale por në fushë të dy-dimenzionales. Duke përdorur këtë teknikë, vërtetë mund të fitohen efekte shum interesante 3D, të cilat mund ti shikoni në videot më poshtë.

Bota e marketingut është shumë e interesuar për këtë trend të ri, dhe kompanitë shumë shpesh po zgjedhin këtë mënyrë të reklamimit. Patjetër duhet të pranojmë një gjë, është vërtet diçka shum efektive. Askush tani nuk do të ndalet dhe të shikon në bilbord ndonjë reklamë, por nëse shikoni ndonjë projektim të tillë 3D në ndonjë ndërtesë pranë jush, atëherë sigurisht do të ndaloni dhe të zbuloni për çfar bëhet fjalë.

Kjo video vjen nga Adidas, të cilët në pika të shkurta prezentojnë 3D situata sportive.

 

Nokia nuk dëshiron të mbetet pas këtij trendi, dhe kështu në Teksas të SHBA-së, në një ndërtesë paralajmëruan një nivel të ri për Angry Birds.

Përveq një fushate të sukseshme reklamimi me disa trika, 3D maps mund të përdoret edhe për të fituar një përvojë të plotë artistike nga e cila mund të ju ndalet fryma. Praga vitin e kaluar ju dhuroi qytetarëve të sajë një shou të vërtetë me rastin e 600 vjetorit të orës astronomike.

Shikoni këto pamje të mrekullueshme.

 

RELATED BY