4 nga 5 kompjuterët super të shpejtë përdorin Linux.

Jaguar mbetet kompjuteri më i shpejt në botë, sipas listës më të re të top500 super kompjuterëve në bote. Në këtë listë në vendin e dytë u ngjit “Nebulae”...

Jaguar mbetet kompjuteri më i shpejt në botë, sipas listës më të re të top500 super kompjuterëve në bote. Në këtë listë në vendin e dytë u ngjit “Nebulae” nga kina, para kompjuterit amerikan Roadrunner i cili ndodhet në vendin e tretë. Më së shumti superkomjuterë ka nga SHBA, me më shum se gjysma e listës së publikuar, e ndjekur më pastaj nga Britania me 28, Kina 24, Franca me 26 komjuter super të shpejtë etj…

Interesante, Linux është sistemi operativ i cili dominon. 91 përqind e kompjuterëve të perdorin këtë OS për qëllimet e tyre, shërbime kërkimore, zhvillim të industris, për siguri shtetërore, labaratori të ndryshme etj. Shembull, 1 sekondë punë në Jaguar është baraz sikur 10 orë punë në komjuterin tuaj shtëpiak. Ose një krahasim më komjuterik, Jaguar ka një shpejtësi prej 1,75 petaflopi për sekondë. Petaflop është e barabartë me 1.000 trilion llogaritje.

Vështruar qëllimin e këtyre komjuterëve duhet te dihet se lista është vullnetare, që do të thotë mund të ketë ndonjë super-sekret dhe komjuteri super të fuqishem që nuk është paraqitur në këtë garë.

BBC ka një tabelë interesante, që jep një perspektivë interesante se në cilat vende janë super kompjuterët, cila është shpejtësia e tyre, cfar sistemi operativ përdorin, për cfar qëllimi përdoren, cfar procesorë posedojn dhe kush i prodhon ato.

RELATED BY