44% e përdoruesve të Twitter-it nuk kanë bërë asnjë cicërimë

Twitter ka njoftuar se ka pasur 241 milionë përdorues aktiv brenda tre muajit të fundit të vitit  2013, por sipas disa raporteve nga Twopcharts, uebfaqe e cila monitoron aktivitetin...

44 e përdoruesve të Twitter-it nuk kanë bërë asnjë cicërimë

Twitter ka njoftuar se ka pasur 241 milionë përdorues aktiv brenda tre muajit të fundit të vitit  2013, por sipas disa raporteve nga Twopcharts, uebfaqe e cila monitoron aktivitetin e llogarive në Twitter, 44 përqind e përdoruesve të këtij rrjeti social nuk kanë bërë kurrë asnjë cicërimë/tweet.

Bazuar në njoftimin që Twitter ka bërë duke thënë se ka 241 milionë përdorues aktiv në muaj, do të thotë se 730 milionë përdoruesë vetëm kanë krijuar llogari në Twitter dhe janë inaktiv brenda muajit.

Po ashtu, është deklaruar se rreth 30 përqind e llogarive ekzistuese në Twitter kanë dërguar 1 deri 10 cicërima, dhe vetëm rreth 13 përqind kanë cicëruar më shumë se 100 herë. Gjithashtu mendohet se kjo ndodh për shkak se shumë njerëz përdorinë Twitter-in vetëm për të shikuar cicërimat e të tjerëve, ose ata nuk janë të kyqur më në këtë rrjet social që prej janë regjistruar.

Lajmi i fundit që ka ndodhur lidhje me rrjetin social Twitter ka të bëjë me Turqinë, e cila ka bllokuar faqen nga rregullatorët e telekomit si arysje janë “masat mbrojtëse”./itShqip

RELATED BY