5 këshilla nga Google për të qëndruar të sigurt online

Në vitin 2014 sulmet kibernetike ishin bërë të zakonshme. Ishte një vit ku titujt si Heartbleed, vjedhja e të dhënave në Target, publikimi i fotove nudo, dhe rrëzimi i...

5 këshilla nga Google për të qëndruar të sigurt online

Në vitin 2014 sulmet kibernetike ishin bërë të zakonshme. Ishte një vit ku titujt si Heartbleed, vjedhja e të dhënave në Target, publikimi i fotove nudo, dhe rrëzimi i rrjetit Sony Pictures dominuan në të gjitha portalet.

Duke kuptuar rëndësinë e sigurisë online, Google ka lëshuar disa këshilla për t’i treguar përdoruesve se si të qëndrojnë të sigurt. Kompania solli disa këshilla sigurie që ju ndihmojnë të mbroni informacionet identifikuese (fjalëkalimet), dosjet personale, si dhe sulmeve nga hakerët.

Këtu kemi sjellur pesë këshilla nga Google për të qëndruar të sigurt kur ju përdorni motorët kërkues, shfletuesit apo edhe pajisjet telefonike.

  1. Krijoni një fjalëkalim të mirë

Ndoshta mund të duket e thjeshtë, por ju vërtetë do të befasoheshit me fjalëkalimet që përdorin disa përdorues. Është shumë e rëndësishme për të përdorur fjalëkalime të ndryshme në çdo shërbim që përdorni, dhe për këtë ekzistojnë menaxhues solid për fjalëkalime, siç është LastPass.

  1. Ruani të dhënat tuaja dhe fotot ‘selfie’ nga hakerët

Google sugjeron të përdorni verifikimin e dyfishtë, një masë sigurie shumë e lehtë për tu përdorur dhe thellësisht e rëndësishme. Kjo funksionon në rast se ju kyçeni në llogarinë tuaj në Google nga një kompjuter i panjohur, në këtë rast ju do të pranoni një kod verifikimi (zakonisht tek një pajisje telefonike) për të qenë dyfish i sigurt që ju jeni ai që kërkuat për t’u kyçur në llogari.

  1. Vëzhgo pajisjen tuaj vazhdimisht

Kjo referohet tek pajisjet mobile: Përdorni numrat identifikues personal (PIN), fjalëkalimet ose ndonjë opsion biometrik (sensorët për shenja të gishtave) për të mbajtur pajisjen tuaj të sigurt.

  1. Raporto përmbajtjet e dyshimta

Nëse shihni ndonjë përmbajtje që thyen rregullat apo është e dyshimtë, raportoje atë. Mos hezitoni, ekipi i Google-së punon për t’i monitoruar ato, por ndihma juaj mund ta bëjë më të lehtë punën për kompaninë dhe të krijojë një eksperiencë më të mirë tek të gjithë.

  1. Largohu nga hakerët duke përditësuar shfletuesin tuaj

Ne të gjithë jemi zemëruar nga lajmërimet për të përditësuar shfletuesin, por kjo është tepër e rëndësishme për të qëndruar i sigurt online. Versionet e vjetra të shfletuesve kanë shumë lëshime në siguri që duhet rregulluar, kështu që mos hezitoni kur përditësimet për Chrome apo Firefox vijnë./itShqip

 

RELATED BY