5 milionë telefona Android janë të infektuar

Një post i bërë kohëve të fundit në forumin e programit kundër viruseve Avast zbulon që aplikacionet nga Play Store nuk janë të sigurta ashtu siç ne kemi menduar,...

5 milionë telefona Android janë të infektuar

Një post i bërë kohëve të fundit në forumin e programit kundër viruseve Avast zbulon që aplikacionet nga Play Store nuk janë të sigurta ashtu siç ne kemi menduar, të paktën jo për tani.

Ky post tregon për tri aplikacione, të cilat shkarkojnë automatikisht materiale reklamuese, që kanë arritur të legjitimohen nga Google për të kaluar në Play Store. Përveç kësaj, kur ju shkarkoni ato si aplikacione, ato nuk fillojnë punën menjëherë, të paktën jo pas shkarkimit. Pra, ato presin disa ditë ndoshta edhe muaj para se të fillojnë të mbushin pajisjet e përdoruesve me viruse. Qëllimi i tyre është që t’i bindin përdoruesit t’u ‘besojnë’ atyre aplikacioneve duke humbur kështu dyshimin për to si aplikacione keqbërëse.

Sidoqoftë, nuk janë edhe shumë të rrezikshme, ato vetëm krijojnë disa lajmërime false kinse pajisja juaj është e infektuar duke iu dërguar më pas tek aplikacione që mund të shkarkohen edhe jashtë dyqanit Play Store të cilat kanë përmbajtje të dyshimta, transmeton itShqip.com.

Postimi i bërë në forumin e programit kundër viruseve Avast tregon që tashmë të tri aplikacionet (Durak, Konka Russian History, dhe Iwold IQ Test) janë fshirë nga dyqani Play Store, por gjërat kanë shkuar me vonesë pasi që deri tani janë të infektuara më shumë se 5 milionë telefona./itShqip

RELATED BY