5 pajisjet më të mira me Android

Është vërtetë një numër i madh i përdoruesve të pajisjeve me sistem operativ nga Google, Android, i cili çdo ditë e më shumë është duke rritur pjesëmarrjen e tij...

Është vërtetë një numër i madh i përdoruesve të pajisjeve me sistem operativ nga Google, Android, i cili çdo ditë e më shumë është duke rritur pjesëmarrjen e tij në pajisje të menqura.

Me rënien e sistemit operativ nga Apple në tremujorin e dytë të këtij viti, afër 80 përqind e pajisjeve filluan të drejtohen tek sistemi operativ Android, i cili po merr konsideratë si asnjëherë më parë.

Në portalin tonë ITshqip, ne kemi shpenzuar mjaftë kohë për pajisjet me sistem operativ Android duke sjellur informacione të reja rreth tyre dhe duke treguar se Android ju ofron vërtetë një përvojë supreme me pajisjen tuaj./itShqip

HTC One ITshqip

1. HTC One

  • Një pajisje me ekran 4.7 inç, me funksione të ndryshme si BlinkFeed dhe me aparat fotografik mesatar. HTC One është pajisje e cila është më e favorizuara për këtë pozitë në Android.
  • Përveq pamjes saj të hijshme dhe trupin e tij të ndërtuar nga alumini, HTC One ka mundësi dhe funksione të mrekullueshme.

LG G2 ITshqip
2.LG G2

  • Kjo është gjithashtu një pajisje e cila mund të quhet edhe ” telefon përbindësh “, pasi që ka marrë lavdërat të madhe për ekranin 5.2 inç dhe titullin si pajisja e parë e menqur me procesor SnapDragon 800.
  • Me Hi-Wi dhe ekran të plotë HD, G2 u bë pajisja e mrekullushme për video, muzika dhe lojra.

Galaxy S4 itSHQIP
3.Samsung Galaxy S4

  • Galaxy S4 është thuajse i njëjtë me paraardhësin e tij S3, por megjithëse ka një ekran pak më të madh. Gjithashtu sjell disa përmirësime në kamerë, sensorë dhe bateri. Po ashtu, Galaxy S4 ka edhe disa funksione shtesë në krahasim me S3.

Nexus 4 ITshqip
4.Nexus 4

  • Nexus 4, një pajisje vërtetë e mrekullushme me procesor mesatar dhe disa karakteristika unike ndaj pajisjeve tjera me Android.
  • Cilësohet për nga numri i shitjeve që është arritur dhe nga funksionet e tij.

Moto X Itshqip
5.Moto X

  • Pajisje e mençur që nihet si e para nga Motorola ndaj ndërmarrjes së Google-së. Ngashëm me Google Glass, Moto X vjen me disa zëra të gjallë dhe shumë qetësues.
  • Moto X ofron personalizim të pabesueshëm ndaj përduresve të tij dhe më shumë se 2.000 kombinime ngjyrash për të zgjedhur. /itShqip
Categories
HardwareLajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY