5 vite së bashku me ITshqip

Kaluan plotë 5 vite dhe ne ende vazhdojmë të iu sjellim lajme dhe tutoriale të freskëta nga fusha e teknologjisë, që tashmë është bërë pjesë e përditëshme e jetës...

itshqip 5 viteKaluan plotë 5 vite dhe ne ende vazhdojmë të iu sjellim lajme dhe tutoriale të freskëta nga fusha e teknologjisë, që tashmë është bërë pjesë e përditëshme e jetës tonë. Duke ju ofruar të gjithë antarëve dhe vizitorëve tanë mbështetje në çdo fushë rreth teknologjisë, ne kemi arritur të bëhemi ndër faqet më të vizituara që ofrojnë lajme rreth teknologjisë, megjithëse forumi ynë cilësohet si i pari në trojet shqiptare me afër 20.000 antarë.

Qysh në fillim të hapjes së portalit/forumit, ITshqip solli një frymë të re tek të gjithë përdoruesit shqiptar në internet që vazhdimisht kërkonin ndihmë rreth teknologjisë. Portali ynë është bërë burim i shumë ‘portaleve’ të tjera si dhe uebfaqja më e pëlqyer për një numër të madh të rinjësh shqiptarë që janë të apasionuar ndaj teknologjisë, që më parë nuk arrinin dot të gjenin vendin e duhur për t’u informuar. Megjithatë, edhe forumi ynë, që vazhdon ende të jetë në krye, ka arritur të mbledh një pjesë të madhe vizitorësh shqiptar.

Për të bërë sa më të lehtë shfletimin në forum, stafi jonë kishte sjellur kohë më parë forumin në sistemin XenForo që mbështet edhe versonin mobil, ndonëse shfletimi në forum mund të bëhet edhe përmes aplikacionit Tapatalk. Sidoqoftë, gjatë vitit që lam pas ne kemi sjellur edhe portalin në platformë mobile duke ofruar një dizajn shumë atraktiv të cilin pretendojmë ta sjellim edhe në një aplikacion që së shpejti do të lansohet në Google Play Store dhe App Store.

iPhone-6-Isometric-view-Mockup

Aktualisht në forum kemi një numër të madh temash të krijuara që prekin shifrën prej 33.436, ndërsa postimet janë gjashtë herë më shumë duke arritur një shifër që për forume të tjera mbetet pjesë e ëndërrave (194,000 poste). Po ashtu, edhe portali është i pasur me një numër të madh temash që sjellin lajmet e fundit nga fusha e teknologjisë duke e bërë portalin tonë dominues në Kosovë.

Padyshim që të gjitha këto të arritura janë mundësuar nga stafi jonë i profesionalizuar në fusha përkatëse si dhe falë mbështetjes që kemi pasur vazhdimisht nga lexuesit dhe antarët tanë. Duke qenë si gjithmonë pjesë e përditësimeve që ndodhin në mbarë botën, portali pritet të sjell edhe risi brenda këtij muaji, të cilat nuk do i zbulojmë tani.

Stafi i ITshqip.com ju premton që  ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë drejtë suksesve që do t’i shijojmë së bashku me ju që gjithmonë na zgjedhni të parin për t’u informuar.

Me respekt Stafi ITshqip.com

RELATED BY