5 vjeçari kalon testin nga Microsoft

  Një djalë nga qendra e Anglisë, Coventry, është bërë specilisti më i ri për kompjutera në botë. Ayan Qureshi tani është një profesionist i çertifikuar nga Microsoft-i pas...

5 vjeçari kalon testin nga Microsoft

 

Një djalë nga qendra e Anglisë, Coventry, është bërë specilisti më i ri për kompjutera në botë.

Ayan Qureshi tani është një profesionist i çertifikuar nga Microsoft-i pas kalimit të provimit nga gjigandi i teknologjisë, kur ai ishte vetëm pesë vjeçar. Ayan, tani ka gjashtë vjet, babi i të cilit është një IT konsulent, ka krijuar rrjetin e ti kompjuterik në shtëpi.

Djaloshi thoshte se është vështirë, por edhe e këndshme dhe shpreson që një ditë të ketë një qendër të vetën në Britani të Madhe. ” Sfida më e vështirë ishte spjegimi i gjuhës së testit tek një 5 vjeçar. Por ai duket se e kuptonte dhe ka një kujtesë shumë të mirë,” thotë Asim, babi i Ayanit.

Zotri Qureshi i prezantoi djalit të tij kompjuterin kur ai ishte vetëm tre vjeçar, dhe e linte të luante me kompjuterët e vjetër në mënyrë që ai të arrijë t’i dallojë hard disqet dhe pllakën amë.” Çdo gjë që i tregoja e mbante mend, kështu që fillova të ushqeja edhe me më shumë informacine” shpjegoji ai.

Ayan shpenzon rreth dy orë në ditë për të mësuar për sistemet operative dhe se si të instalojë programe. Kur djaloshi arriti në Microsoft për të mbajtur testin, vëzhguesit ishin të shqetësuar për atë si një kandidat me një moshë shumë të re.

Familja e Ayanit është shpërngulur nga Pakistani në vitin 2009 dhe është shumë e lumtur njëkohësisht dhe krenare për djalin e tij, ata i urojnë të gjitha të mirat djalit të tyre tashmë gjashtë vjeçar.

Ayan thotë se shpreson që të lansojë qendrën e tij të teknologjisë të ngjajshme me atë të Amerikës, Silicon Valley, të cilën ai synon ta quaj E-Valley. Ai gjithashtu dëshiron të ketë kompaninë e tij./itShqip

RELATED BY