6 karakteriska të reja për iPad 3

Kohëve të fundit janë shpërndarë edhe disa thashethme të reja për iPad 3, kësaj here janë shpalosur edhe 6 karakteriska të reja, të cilat nuk dihet a janë të...

Kohëve të fundit janë shpërndarë edhe disa thashethme të reja për iPad 3, kësaj here janë shpalosur edhe 6 karakteriska të reja, të cilat nuk dihet a janë të sakta.

8″ iPad

Karakteriska e parë është se Apple mund të lëshojë iPad 3 me ekran 8″. Edhe pse kjo ende nuk dihet, dhe nuk dihet a t’i besohet këtij informacioni apo jo, neve na mbetet të presim. Shumë foto e informacione rreth iPad 3 janë postuar, por asnjëri prej tyre mund të mos jetë i vërtetë.

Retina Display

iFixit mori përgjegjësinë në duart e veta, duke pohuar se iPad 3 do ketë Retina Display. Shikoni videon e mëposhtme për të kuptuar me shumë detaje.

Quad-core Apple A6 procesor

Thashethemet e para treguan se iPad 3 do ketë një çip A5, ndërsa tani thuhet se do ta ketë A6. Ne do ta kuptojmë këtë me 7 Mars, por çfarë do bëjmë nëse edhe ky lajm është gënjeshtër.

4G LTE radio për Verizon dhe AT&T

Kjo do ketë shumë kuptim për Apple, pasi që ka mjaft borde ku mund ta lë rrjetin e iPad 3. Diçka për rrjetet ka zbuluar edhe iFixit.

Kamerë me të mirë, para dhe pas

Ne kemi parë nëpër fotografitë e postuara në internet një kamerë në të pasmen e iPad 3, dhe thuhet se kamerat para dhe pas do të jenë super-kamera.

Dock Connector të ri

Ne e dimë se dock connector-i është pjesë mjaft e konsiderueshme në një pajisje të Apple. Tani ka thashetheme se Apple do të prodhoj një dock connector të vogël për pajisjet e veta./itshqip

RELATED BY