9.5 miliardë pajisje do të lidhen me internet deri në vitin 2019

Një raport i ri nga kompania hulumtuese iGR parashikon që numri global i pajisjeve të konektuara do të rritet nga 6.9 miliardë që ishte në vitin e kaluar, në...

9.5 miliardë pajisje do të lidhen me internet deri në vitin 2019

Një raport i ri nga kompania hulumtuese iGR parashikon që numri global i pajisjeve të konektuara do të rritet nga 6.9 miliardë që ishte në vitin e kaluar, në 9.5 miliardë deri në 2019. Përveç kësaj, studimet tregojnë që shkalla globale telefonike do të arrijë në 125%, duke u rritur nga 96.4% që ishte në vitin e kaluar. Shifrat do të arrihen falë rritjes së vazhdueshme të përdorimit të telefonave të mençur, tabletave dhe veturave të konektuara. Nëse mendoni se si mund të depërtojnë shifrat mbi 100%, atëherë keni parasysh që shumë përdorues kanë më shumë se një pajisje të konektuar me internet.

Po ashtu, shumë përdorues të pajisjeve telefonike do të fillojnë të përdorin rrjetin 4G LTE, që aktualisht është në dispozicion në Kosovë nga operatorët tanë. Vitin e kaluar, më shumë se gjysma e konektimeve në internet janë bërë në rrjetin 2G, bazuar në iGR, transmeton ITshqip.com. Ndoshta përdorimi i rrjetit 2G për shumë përdorues është tradicional, por brenda pesë viteve të ardhshme pritet që rrjeti 3G të mbizotërojë në treg. Ky raport shton se edhe konektimi në rrjetin 4G LTE do të rritet deri në vitin 2019. Vitin e kaluar, vetëm 6% e lidhjeve në internet ishin bërë në rrjetin 4G LTE.

Gjithashtu, në këtë raport është thënë se në disa vende telefonat e mençur janë pajisjet e vetme komunikuese dhe mënyra e vetme për tu lidhur në internet është përmes tyre./ITshqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY