A ndryshon Facebook trurin e njerëzve?

A ndryshon rrjeti social më i madh në botë Facebook trurin e njerëzve? Kjo është pyetja kryesore në një hulumtim të pazakontë për Facebook, rrjetin të cilin e përdorin...

A ndryshon rrjeti social më i madh në botë Facebook trurin e njerëzve? Kjo është pyetja kryesore në një hulumtim të pazakontë për Facebook, rrjetin të cilin e përdorin rreth 800 milionë njerëz në mbarë botën.

Disa vullnetarë ishin vendosur në 3D skanerë, ku ishte zbuluar se ato persona që kanë më shum shokë në Facebook kanë dhe strukturë më të madhe dhe më të shpeshtë në tri pjesë të trurit lidhur me jetën sociale të personit.

Këto pjesë të trurit janë lidhur me perceptimin social, siç është për shembull, përcepcimi i shprehjeve të fytyrave të njerëzve tjerë”, deklaroi Riota Kanai, neurolog kryesor në një Univerzitet në Londër, raporton Reuters.

“Pjesa e tretë e trurit ku janë zbuluar ndryshime ka të bëjë me aftësinë për të rikujtuar fytyra dhe emëra”, shtoi Kanai.

Dy vite më parë, Susan Greenfield, neurolog në Oxford, publikoi mundim shkencor me parashikime tepër alarmante për pasojat e ndikimit të rrjeteve sociale ndaj të rinjëve.

“Gjysma e shekullit 21 do të jetë periudhë e cila do të karakterizohet si periudhë me rini e cila nuk do të ketë aftësi për ndjeshmëri, do të kenë ndjenja jostabile për identitetin e tyre dhe nuk do të mund të koncentrohen,” paralajmëroi atëkohë Greenfield, raporton AFP.

Shum studime tjera kanë zbuluar se truri është organ fleksibil./itshqip

RELATED BY