Abuzimi dhe ofendimi përmes internetit, problem tepër shqetësues për adoleshentët

Një anketë e bërë me adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeçare, ka zbuluar se adoleshentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vinë nga komunitetet jo shumicë...

abuzimi internet

Një anketë e bërë me adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeçare, ka zbuluar se adoleshentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vinë nga komunitetet jo shumicë janë adoleshentët ndaj të cilëve më së shumti ka abuzime dhe ofendime përmes internetit.

Një në katër adoleshentët e anketuar ka qenë viktimë e abuzimit apo ofendimit në internet në vitin e kaluar, shifër kjo e konsideruar si tepër alarmuese nga ekspertët të cilët bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave për parandalimin e abuzimeve dhe ofendimeve në internet.

Anketa ka zbuluar se 24% e të anketuarve kanë qenë shënjestër për shkak të gjinisë, orientimit seksual, racës, religjionit apo aftësive të kufizuara fizike, shkruan itshqip.com.

Will Gardner, drejtori ekzekutiv i organizatës bamirëse “Childnet” dhe drejtori i Qendrës për Siguri në Internet në Britaninë e Madhe, e cila edhe i ka publikuar rezultatet e kësaj ankete, ka deklaruar: “Është një dukuri tepër shqetësuese dhe rezultatet e kësaj ankete na bëjnë me dije se duhet të bëjmë diçka sa më parë, për të ndihmuar dhe krijuar një internet më të mirë për të gjithë, në mënyrë që të mirat që na i ofron interneti të përdoren njësoj nga të gjithë, pa marrë parasysh se kush janë ata.”

Adoleshentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vinë nga Afrika, Karaibet, Azia, Lindja e Mesme dhe grupet etnike nga minoritetet tjera kanë qenë më së shumti viktima të abuzimit dhe ofendimit në internet, kanë zbuluar rezultatet e anketës.

Kjo dukuri shqetësuese ka pasur një ngritje për rreth 41% nga viti i kaluar dhe rrjetet sociale kanë qenë forma më e përdorur për të abuzuar apo ofenduar në internet./itshqip.com

RELATED BY