Acer vjedh nga Apple shërbimin AcerCloud?

Acer njoftoi një shërbim të ri për pajisjet e saj të quajtur AcerCloud, i cili do të mundësoj ndarjen e lehtë të dokumenteve, fotove në pajisjet e Acer, por...


Acer njoftoi një shërbim të ri për pajisjet e saj të quajtur AcerCloud, i cili do të mundësoj ndarjen e lehtë të dokumenteve, fotove në pajisjet e Acer, por në një mënyrë të kufizuar.

Ndryshe nga Apple iCloud, e cila është projektuar kryesisht për sinkronizimin e mediave në sfond, ndërsa AcerCloud është projektuar të bëjë ndarjen automatike të fotografive dhe dokumenteve, për vetëm 30 ditë.

Ju merrni disa fotografi në smartphonen tuaj, ndërsa AcerCloud i vendos ato automatikisht mbi shërbimin e quajtur PicStream, të cilat pastaj mund të kthehen në Acer PC ose në ndonjë pajisje tjetër. AcerCloud tani punon vetëm në Android, e sipas Acer shumë shpejtë do të punoj edhe në Windows Phone.

Dokumentet e ruajtura në AcerCloud lejojnë përdoruesit të kenë qasje nga kudo, por vetëm për 30 ditë. Edhe Acer clear.fi ju jep mundësi përdoruesve të shikojnë video ose fotografi, dhe të shkarkojnë muzikë në çdo kohë. Clear.fi nuk ka ndonjë afat 30-ditor.

Grafika e Apple iCloud, e vjedhur nga AcerCloud.

Acer thotë se përdoruesit mund të tërheqin fotografi në telefonin e tyre nga kompjuteri nëpërmjet AcerCloud në çdo kohë edhe nëse makina është në gjumë (sleep mode). Ky shërbim do të përdorë dy ruajtje, atë local dhe cloud storage së bashku në mënyrë që të dhënat të jenë “gjithmonë në dispozicion.”

Ky shërbim, siç parashikohet nga Acer, do të ketë aksione të njëjta më shërbimet e tjera si iCloud, Eye-Fi , megjithëse skadimi i ruajtjes 30-ditore duket shumë jo-serioz./itshqip

RELATED BY