Adobe largohet nga Apple, Microsoft përkrah HTML5.

Argumenti kryesor pse Adobe do të tërhjeket nga Apple është ajo se Apple po përcakton kushte ligjore për zhvilluesit e aplikacioneve, thotë “Kevin Lynch” njeriu kryesore për teknologjinë e...

Argumenti kryesor pse Adobe do të tërhjeket nga Apple është ajo se Apple po përcakton kushte ligjore për zhvilluesit e aplikacioneve, thotë “Kevin Lynch” njeriu kryesore për teknologjinë e Adobes, në një blog post  ku i përgjigjet letrës së hapur të “Steve Jobs” disa ditë më parë nga Apple.

Siç kishim paralajmëruar javën e kaluar për kushtet që po vendos Apple, tash më ne kemi vendosur të mos fokusohemi në paisjet e Apples për Flash Player dhe AIR. Ne tani do të punojmë për të sjellë Flash dhe AIR, në të gjithë pjestarët tjerë të mëdhenjë në ekosistemin mobilerik, duke përshi këtu Google, RIM, PALM(se shpejti HP), Microsoft, Nokia dhe të tjerë” thotë Lynch.
Por Apple nuk është kompania e vetme e cila bën promovimin e HTML5. Firefox, Chrome, Opera të gjithë këto kompani përkrahin HTML5 video, por oficialishtë edhe Microsoft njoftoi se e ardhmja e internetit është HTML5″.
“Microsoft është poashtu aktiv i involvuar në proceset e HTML5 së bashku me W3C. HTML5 do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për të pasur sa më shum aplikacione interaktive dhe ueb dizajne te pasura. HTML5 shpjegonë një mbështetje të videove, pa specifikuar ndonjë format të vecantë.
“Ne mendojmë që H.264 është një format i shkelqyer. IE9 do të perkrahë vetëm H.264 video, thotë menaxheri gjeneral i Internet Explorer “Dean Hachamovitch” në një blog post.”

RELATED BY