Adobe publikoi Flash 10.1 beta verzionin për Android

Adobe publikoi Flash 10.1 beta verzionin për Android. Deri sa po vazhdojnë debatet HTML5 vs Flash, Adobe publikoi një verzion mobilerik për softuerin e saj të njohur për multimedia....

Adobe publikoi Flash 10.1 beta verzionin për Android.
Deri sa po vazhdojnë debatet HTML5 vs Flash, Adobe publikoi një verzion mobilerik për softuerin e saj të njohur për multimedia. Ky program i cili sipas Adobes e perdorin 75% të web faqeve, deri më tash kishte vetëm një Lite verzion, sepse Flash i duhen më shumë resurse ose burime dhe për këtë harxhon baterin shum shpejtë.

Tani Adobe ka projektuar Adobe Flash 10.1 beta për të siguruar karakteristika specifike edhe për telefonat e mençur. Softueri është dizajnuar për tu përdorur në paisjet të ndjeshme në prekje, ka një performansë më të përmisuar për mos të konsumuar shumë bateri, si dhe ka një smart zoom.

Beta verzioni i Flash 10.1 është prezentuar në I/O konferencën ku është thënë se softueri do të jete në dispozicion nga qershori i këtij vitit për Android 2.2, telefonat për testim. Pritet që pas testimit të pershtatet edhe në Windows Mobile, Symbian, BlackBerry.
Flash 10.1 do te kete dhe Google TV.

RELATED BY