Adresa e re e Facebook është 1 Hacker Way?

Në muajin shkurt, Facebook vendosi të bëj rekonstruim të ish zyrave të kompanisë Sun Microsystems të cilat kanë kapacitet dhe hapësirë për gjithsej 3.600 të punësuar. Adresa e re qendrore...

Në muajin shkurt, Facebook vendosi të bëj rekonstruim të ish zyrave të kompanisë Sun Microsystems të cilat kanë kapacitet dhe hapësirë për gjithsej 3.600 të punësuar. Adresa e re qendrore e rrugës ku është vendosur kjo kompani është 1 Hacker Way, ndërsa departamenti i tyre ligjorë është vendosur në 18 Hacker Way.

Ligjet amerikane lejojnë që kompanitë e ndryshme për një shumë(parash) të caktuar të kërkojnë nga këshillet e qyteteve ndryshimin e adresave ku ndodhen, në proces nuk bëhet fjalë për ri-emërim të rrugëve, por thjesht duke fituar zonën tuaj.

Shum kompani në luginën e Silikonit (Silicon Valley) e praktikojnë këtë mundësi, thjesht vetëm për argëtim dhe motivim të të punësuarve, kurse më posht keni një pjesë të kompanive që kanë adresat e tyre:

  1. AOL – 22000 AOL Way
  2. American Physical Society – 1 Physics Ellipse
  3. Apple – 1 Infinite Loop
  4. Dell – 1 Dell Way
  5. Facebook – 1 Hacker Way
  6. Genentech – 1 DNA Way
  7. Microsoft – 1 Microsoft Way
  8. Oracle – 500 Oracle Way
  9. SunMicrosisytems – 1 Network Drive

Zyrat e reja të Facebook janë kah fundi dhe pritet së shpejti kompania të zhvendoset, kurse në vazhdim paraqesim disa fotografi të cilat ishin publikuar në blogun e famshëm për teknologji TechCrunch:

 

RELATED BY