Amazon prezentoi Kindle Fire

Amazon prezentoi tabletin e ri Kindle Fire, i cili për dallim nga e-lexuesi i mëparshëm bardh e zi tani është shum më afër tabletëve modern, si për shembull iPad...

Amazon prezentoi tabletin e ri Kindle Fire, i cili për dallim nga e-lexuesi i mëparshëm bardh e zi tani është shum më afër tabletëve modern, si për shembull iPad nga Apple.

Fire ka një procesor dual-core, WiFi dhe ekran me diagonale shtatë inç, por nuk posedon kamerë e as mikrofon. Megjithatë çmimi prej 199 dollarë e bën atë shum më tërheqës se modeli i kompanisë Apple i cili kushton 499 dollarë.

Së bashku me tabletin e ri Kindle Fire, Amazon konsumatorëve do t’ju servojë edhe një tjetër surprizë – Kindle i vjetër me ekran bardh e zi, tani do të jetë në dispozicion për 79 dollarë. Ky çmim, kuptohet, është për Kindle-n e thjeshtë, kurse Amazon, menjëherë pas publikimit të Fire prezentoi edhe një gjeneratë të re Kindle e titulluar Kindle Touch.

Bëhet fjalë për një tabletë më të vogël, më të lehtë dhe më të hollë, për të cilin Amazon pretendon se ka një ekran më të përparuar në botë, e bazuar në teknologjinë e-ink. Çmimi i këtij modeli do të fillojë nga 99 dollarë, kurse versioni me 3G të integruar do të shitet për 149 dollarë.

Porositë për këto modele janë të hapura nga tani, kurse Amazon do të fillojë ti plotson kërkesat nga 11 nëntori./itshqip

RELATED BY