AMD prezentoi HD 7970, kartelën e parë grafike e cila përdor arkitekturën GCN

Sakt, para festave të fundvitit AMD vendosi të prezentojë kartelën grafike HD 7970. Kjo është video kartela grafike e parë nga AMD të cilën e bëri me 28 teknika...

Sakt, para festave të fundvitit AMD vendosi të prezentojë kartelën grafike HD 7970. Kjo është video kartela grafike e parë nga AMD të cilën e bëri me 28 teknika nanometrike dhe e para kartelë që përdorë arkitekturën GCN(Graphic Core Next). Edhe një risi tjetër për HD 7970 është se do të mbështesë Direct3D 11.1.

Arkitektura e re harduerike do të implementohet në mega teksturat të cilët fillimisht e kanë vendosur idSoftware në lojrën e tyre RAGE. Me këtë ndjeshëm do të zvoglohet koha për leximin dhe qasjen deri tek teksturat, kurse dizajnerët e video lojrave do të kenë mundësi të krijojnë tekstura të mëdha dhe me rezulucion që më vonë ndoshta procesori grafik do ti ndajë  ato në pjesë-pjesë sipas nevojave.

Procesorin grafik që përdor HD 7970 është Tahiti dhe posedon 4.31 tranzistorë që kontribon dukshëm kjo kartelë grafike të përfitojë me të vërtetë fuqi impresive. Tahiti punon në 925 MHz, me çka teoretikisht mund të përpunojë 3.79 TFLOP në një sekondë. Konsumimi i energjisë elektrike është 50W më pak se konkurenti GTX 580.

Përkundër gjith përmisimeve që janë bërë në HD 7970, ky procesor ka 30 përqind performansa më të mira se paraardhësi i tij HD 6970 dhe 10% performansa nga video-kartela GTX 580 e kompanisë NVidia në standardet e rezulucioneve, në rezulucionin prej 2560×1600 sipas testimeve të hardOCP, HD 7970 ka pothuajse 10% performansa më të mira se kartela grafike më e mirë e Nvidia momentalisht Galaxy MDT Geforce GTX 580.

Megjithatë, me këto performanca mbresëlënëse vjen edhe një çmim prej 550 $ që aktualisht është shum për momentin./itshqip


AMD Radeon HD 7970

Stream Processors

2048

Texture Units

128

ROPs

32

Core Clock

925MHz

Memory Clock

1.375GHz (5.5GHz effective) GDDR5

Memory Bus Width

384-bit

Frame Buffer

3GB

FP64

1/4

Transistor Count

4.31B

Manufacturing Process

TSMC 28nm

Price Point

$549

RELATED BY