Amerikanët shpenzojnë 23% të kohës në rrjetet sociale (infografikë)

Amerikanët shpenzojnë gati një të katërtën e kohës së tyre për të qëndruar në linjë (ang. online) në rrjetet sociale, thotë një raport i lëshuar nga Nielsen. Sipas raportit...

Amerikanët shpenzojnë gati një të katërtën e kohës së tyre për të qëndruar në linjë (ang. online) në rrjetet sociale, thotë një raport i lëshuar nga Nielsen.

Sipas raportit të Nielsen, rrjetet më të popullarizuara dhe me të vizituara nga amerikanët janë: Facebook, e dyta Blogger, pastaj renditet Tumblr, më pas në vendin e katërt vjen Twitter dhe e fundit në vendin e pestë radhitet rrjeti social LinkedIn.

Shumica e rrjeteve sociale të popullarizuara në botë dominohen nga femrat. Femrat gjithashtu shikojnë më shumë video sesa meshkujt, edhe pse thuhet se meshkujt kur janë vetëm shikojnë video pornografike, mos u hutoni sepse femrat shikojnë më shumë se meshkujt.

Të dy gjinitë, gjithashtu përdorin rrjetet sociale me aplikacione nga celularët. Aplikacionet e rrjeteve sociale kanë 30 për qind përdorim nga femrat dhe meshkujt. Po ta llogarisim nga viti i kaluar, këtë vit 47 për qind e vizitorëve të rrjeteve sociale vijnë nga shfletuesit dhe aplikacionet e celularëve.

Fotoja u mundësua nga rishibando./itshqip

RELATED BY