Android 5.0, këtë vjeshtë?

Android 4.0 Ice Cream Sandwich është vetëm fillimi për platformën Android, dhe këtu po ju shkruajmë disa thashetheme të reja po për këtë platformë, e cila thuhet se do...


Android 4.0 Ice Cream Sandwich është vetëm fillimi për platformën Android, dhe këtu po ju shkruajmë disa thashetheme të reja po për këtë platformë, e cila thuhet se do të publikoj versionin Android 5.0, këtë vjeshtë.

Hiroshi Lockheimer, nënkryetar i inixhinierisë për celularë në Google ka thënë se: “Pas Android 4 vjen 5 dhe ne nuk e kemi caktuar ende kohën e duhur. Ka shumë punë për t’u bërë dhe gjithçka që mund të ju themi është vetëm çështje kohe,” tha Lockheimer.

Sipas deklaratave Android 5.0 do vijë në vjeshtën e këtij viti, duke pasur parasysh Android 4.0 në nëntorin e vitit të kaluar. Pas versioneve të Android, Cup Cake, Donut, Eclair, Froyo, Gingerbread dhe Ice Cream Sandwich, shpresoj se nuk do kemi një tortë me arra ose me çokollatë për Android 5.0./itshqip

RELATED BY