Android 5.0 Lollipop vazhdon ende të mbetet jashtë tabelës

Google ka lëshuar shifrat e përditësuara për shpërndarje të platformës Android, shifra që japin një rezultat shumë interesant. KitKat vazhdon të mbetet ende në shumicën e pajisjeve duke arritur...

Lollipop vazhdon ende të mbetet jashtë tabelës1

Google ka lëshuar shifrat e përditësuara për shpërndarje të platformës Android, shifra që japin një rezultat shumë interesant. KitKat vazhdon të mbetet ende në shumicën e pajisjeve duke arritur 39.1% të të gjithë përdoruesve të platformës Android 4.4 deri në 4.4.4. Në krahasim me të dhënat e muajit të kaluar, KitKat është ngritur për 5.2% nga 33.9%. Jelly Bean ka rënë në 46% nga 48.7%. Po ashtu, Ice Cream Sandwich ka rënë me 6.7%, ndërsa Gingerbread vazhdon ende të qëndrojë fuqishëm me 7.8%, dhe në fund por jo i fundit Froyo gjendet në 4% të pajisjeve.

Lollipop vazhdon ende të mbetet jashtë tabelës

Android 5.0 Lollipop vazhdon ende të qëndorojë jashtë tabelës, që do të thotë ende nuk ka prekur 1% të pajisjeve me platformë Android. Këto të thëna vërtetë tregojnë një kuptim për sistemin operativ Lollipop, të cilit pajisjet nga Nexus dhe Motorola u është premtuar ky version, ndonëse ato ende nuk kanë marrur një përditësim të tillë.

Sidoqoftë, shifrat po lëvizin në drejtim të duhur, pasi që KitKat është ende një version i mrekullueshëm i Android-it edhe pse është në mungesë të Material Design, të cilën Google e shtoi në Lollipop. Ndërsa për pajsijet me version Android 2.2 Froyo dhe Android 2.3.3-2.3.7 Gingerbread, pritet që të bien ende në numër që prej ndalimit të përditësimeve nga kompanitë e këtyre telefonave./itShqip

RELATED BY