Android 52% vrapon më shpejtë para iPhone në 84% të faqeve.

Pas 45.000 testimeve se cili është sistemi operativ më i shpejtë për sa i përket leximit të ueb faqeve, kompania për ueb optimizim Blaze si fitues apsolut zgjodhi Android....

Pas 45.000 testimeve se cili është sistemi operativ më i shpejtë për sa i përket leximit të ueb faqeve, kompania për ueb optimizim Blaze si fitues apsolut zgjodhi Android. Shfletuesi i Android është për 52% më i shpejtë, dhe në 84% të rasteve i lexon faqet më shpejtë se sa iOS(iPhone).

Siç thotë Blaze, ideja e tyre për këtë hulumtim është për të fituar një pasqyrë të vertetë se cili shfletues është më i shpejtë kur bëhet fjalë për leximin e faqeve të “vërteta” për dallim të faqeve të krijuara për celularë, respektivisht për të fituar një statistikë të qartë mbi përvojën gjat “surfimit” të cilën e ofrojnë këto dy shfletues.

Janë testuar verzionet e reja të Android(2.3) dhe iPhone (4.3), ku të dytë ishin fokusuar të përmisojnë motorin e JavaScript dhe të ofrojnë “surfim” sa më të shpejtë. Blaze konstatoi se testimet për shpejtësin të cilët i prezentojnë Google dhe Apple nuk tregojnë në tërësi përvojën reale të cilën e ka një përdorues derisa shikon faqe të ndryshme në rrjet.

Kur bëhet fjalë për leximin e faqeve të cilat janë të krijuara për celularë, Android ka vetëm 3% përparsi para iPhone, por kur bëhet fjalë për faqet të cilat nuk janë të krijuar për celularë(në shumicën e rrjetit), Android ka avantazhë të jashtzakonshëm, diku 59%. Nëse pyesni vetën se pse është aq e rëndësishme, përgjigja është për shkak të kompjuterëve tabletë.

“Tabletët përdorin të njejtin sistem operativ sikur dhe telefonat më harduer të ngjajshëm. Por, përdoruesit presin përvojë të plotë në kompjuterët tabletë, dhe jo faqe të thjeshtuara për celularë. Kjo do të thotë se qasja në Android do të lë një përshtypje edhe më të madhe.” thonë nga Blaze./itshqip.com

RELATED BY