Android aplikacionet do të mund të punojnë në telefona tjerë.

ReadWriteWeb lajmëroi softuer i cili për herë të parë do të prezentohet drejtpërdrejtë në Mobile World Congress në Barcelonë javën e ardhëshme, kurse do të mundëson që Android aplikacionet...

ReadWriteWeb lajmëroi softuer i cili për herë të parë do të prezentohet drejtpërdrejtë në Mobile World Congress në Barcelonë javën e ardhëshme, kurse do të mundëson që Android aplikacionet të punojnë nëpër telefona të cilët nuk kanë sistemin operativ Android. Kompania për teknologji mobile e cila ka mundësuar këtë softuer quhet Myriad, kurse softueri quhet Alien Dalvik.

Myriad vitin e kaluar publikoi softuer Dalvik Turbo i cili mundëson që Android aplikacionet të punojnë tri herë më shpejtë, njëkohësisht duke përmisuar edhe jetëgjatësin e baterisë së Android telefonave. Verzioni më i ri i këtij softueri përdorë teknologjin e njejtë dhe do të jetë në dispozicion për Meego platformën më vonë të këtij viti, si edhe për platformat tjera.

Nëse pyesni vetën si është e mundur që aplikacionet për Android të punojnë në telefona tjerë, përgjigja është virtualizim mobilerik. Virtualizimi mobil është ndarje virtuale e paisjes në dy particione ku mund të ngriten dy aplikacione krejtësisht të pavarura. Si në një kompjuterë që mund të instalojmë 2 sisteme operativ të cilët nuk do të pengojnë njërin me tjetrin dhe do të jenë plotësisht të pavarur, ashtu edhe për telefonat mobil.

Nokia, Meego dhe Android

Këto janë lajme të favorshme për Nokia e cila ka në planë të lansojë paisje mobile që do të punojnë në Meego platformën. Përdoruesit e Nokia-s mund të përdorin aplikacione të cilat janë të gatshme për Meego dhe mund të paisen nga dyqani Ovi Store, e cila është e mbushur me aplikacione të shumta, ka mbi 25.000 aplikacione, e cila ende është shum largë nga 200.000 aplikacionet e dyqanit të Android.

Kjo më poshtë është një video ku është demonstruar në Nokia N900 e cila punon në Maemo, softueri i cili vjen si pasues i Meego:

RELATED BY