Android bëhet më i popullarizuar se iOS?

Evropianët përdorin më shum Android sesa Apple iOS, por më pak se Symbian. Sipas ComScore, Android mund të gjendet në një të katërtën e numrit të përgjithshëm të telefonave...

Evropianët përdorin më shum Android sesa Apple iOS, por më pak se Symbian. Sipas ComScore, Android mund të gjendet në një të katërtën e numrit të përgjithshëm të telefonave të zgjuar në Francë, Gjerman, Itali, Spanjë dhe Britanin e Madhe.

Vitin e kaluar, Android ishte në vendin e fundit për pjesmarje në këto pesë vende, pas Symban, Apple, Microsoft, dhe RIM. Tani pas vetëm një viti Android ka arritur të dalë në vendin e dytë, para Apple, Microsoft dhe RIM. Symbian akoma mbahet në vendin e parë për pjesmarje në treg. Meritë më e madhe e kësaj rritje të Android, janë telefonat e zgjuar të HTC, të cilët përbëjnë 34,6% nga telefonat e zgjuar të cilët përdorin Android si sistem operativ. Samsung janë menjëherë prapa HTC me 31,7% të tregut.

Në raportin e fundit të Ovum, një kompani për zbulime të trendeve teknologjike dhe atyre të telekomunikacionit, thuhet se numri i aplikacioneve mobile do të dyfishohet nga viti i kaluar. Sipas kësaj kompanie Android në tregun për aplikacione vazhdon të rritet me shpejtësi dhe se së shpejti pritet numri i shkarkimeve të Android aplikacioneve të tejkalojë edhe numrin e shkarkimeve të iOS aplikacioneve.

Në vitin 2010 janë shkarkuar 7,4 miliardë aplikacione, këtë vitë është parashikuar ky numër të jetë 18 miliardë, nga të cilat 8,1 miliardë do të jenë Android aplikacione, derisa numri i shkarkimeve të iOS aplikacioneve të jetë 6 miliardë. Arsyeja? është numri në rritje të paisjeve Android, si dhe mundësia të shkarkohen aplikacionet nga më shumë burime. Ovum gjithashtu parashikon se deri në vitin 2016 numri i shkarkimeve të Android Aplikacioneve do të jetë dyfishë nga numri i aplikacioneve iOS, 21,8 miliardë(Android) në krahasim me 11,6 miliardë(iOS).

Megjithatë nuk është gjithcka zi për Apple, sepse iTunes tregu për aplikacione akoma do të mbetet dominues kur bëhet fjala për aplikacione që duhet paguar. Deri në vitin 2016, Apple do të ketë përfitime prej 2,85 miliardë dollarë nga aplikacionet, ndërsa për të njejtën periudhë Android do të realizojë përfitime prej 1,6 miliardë dollarë./itshqip

 

RELATED BY