Android dhe iOS me 90 % të tregut

Sipas kompanisë hulumtuese IDC, Apple dhe sistemi operativ Android nga Google përbëjnë 91.1% të shitjeve në mbarë botën gjatë muajve të fundit. Në përgjithësi Android dhe Apple kanë shitur...

Andorid dhe iOS
Sipas kompanisë hulumtuese IDC, Apple dhe sistemi operativ Android nga Google përbëjnë 91.1% të shitjeve në mbarë botën gjatë muajve të fundit.

Në përgjithësi Android dhe Apple kanë shitur 207.6 milionë pajisje duku u ngritur për 70.2 % në krahasim me vitin 2011 ku janë shitur 122 milionë . Ndërsa në vitin 2012, Andorid dhe iOS kanë shitur 722.4 milionë pajisje.

” Dominimi i Android dhe Apple ka arritur maksimumin gjatë tremujorit të fundit ” tha Ramon Llamas , menagjer në kompaninë hulumtuese IDC.

Samsung ishte pajisja më e njohur me sistem operativ Andorid me 42 % të tregut, ndërsa rivalët e tjerë nuk kishin as gjysmën e përqindjes që Samsung posedonte.

Pas lansimit të iPhone 5, iPhone 4 dhe 4S kishin çmime më të lira që ndihmuan kompaninë Apple të ketë më shumë ngritje gjatë fundit të vitit të kaluar.

Ndërsa kompania IDC beson se BlackBerry 10 dhe Windows Phone 8 do ti ndimojnë BlackBerry-it dhe Microsoft-it që të kenë shitje më të madhe në treg gjatë këtij viti. ” Pa diskutim se rruga për të përparuar është e vëshitrë për të dy kompanitë , por si duket konsumatorët kanë filluar të ndryshojnë mendimet ” tha Ryan Reith në një deklaratë. /ITshqip

RELATED BY