Android do të punojë në procesorët Intel

Intel në konferencën e tij IDF (Intel Developer Forum) njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2012 procesorët të kompanisë Intel, të cilët përdoren në shumicën e rasteve...

Intel në konferencën e tij IDF (Intel Developer Forum) njoftuan se në gjysmën e parë të vitit 2012 procesorët të kompanisë Intel, të cilët përdoren në shumicën e rasteve për kompjuterët personal dhe laptopëve, tani do të jenë në dispozicion edhe për Android telefonat e zgjuar dhe kuptohet tabletët.

Sipas marrëveshjes, Google dhe Intel do të bashkpunojnë që të optimizojnë verzionet e ardhëshme të Android për të punuar në Atom procesorët e Intel. Në raport nuk shkruan se Google dhe Intel do të punojnë së bashku në telefonat e zgjuar ose tabletët, por Google nuk e përjashton edhe këtë mundësi.

Me këtë Intel do të tentoj të marrë një pjesë të përfitimeve të tregut në rritje të telefonave të zgjuar dhe tabletëve. Edhe pse Intel mban gati 80% nga tregu global i PC-ve, megjithatë tek paisjet mobile dominojnë procesorët të bazuar në arkitekturën e ARM. Të gjithë prodhuesit e telefonave të zgjuar siç janë Apple, Nokia dhe Samsung prodhojnë procesorë të bazuar në arkitekturën e ARM. Përparësia e Intel mund të jetë fakti që janë në partneritet me Google i cili ka një pjesë të madhe të tregut të telefonave të zgjuar. Android tani mban 40% nga tregu global.

Bashkpunimi i këtyre dy gjigandëve, Google dhe Intel, nuk do të thotë sukses të domozdoshëm, sepse edhe dy herë më parë këto dy kompani kishin lidhur marrëveshje për bashkpunim por nuk ishin edhe shumë të ndritura këto bashkpunime, sidomos për Google-n. Google TV dhe Chromebook janë dy produkte të krijuar në bashkpunim me Intel, dhe të dy produktet akoma nuk janë treguar si të sukseshme./itshqip

RELATED BY