Android Gingerbread ende në krye!

Andorid Jelly Bean ka filluar të përdoret më shumë gjatë Janarit të këtij viti , por është ende vështirë të arrijë në krye ku është sistemi operativ GingerBread. Sipas...

andorid

Andorid Jelly Bean ka filluar të përdoret më shumë gjatë Janarit të këtij viti , por është ende vështirë të arrijë në krye ku është sistemi operativ GingerBread.

Sipas disa statistikave të lëshuara brenda javës, versioni i fundit Jelly Bean ka 13.6 % të pajisjeve duke u rritur për 10.2% ndaj muajit të kaluar. Rreth 12.2 % përdorin versionin 4.1 ndërsa pjesa tjetër 4.2  .

Muajin e kaluar Samsung lansoi Jelly Bean për Galaxy Note 2 dhe tabletat Tab 2.

Rreth 29 % e pajisjeve që kanë sistemin operativ Andorid përdorin versionin Ice Cream Sandwich, që më 3 Janar përqindja kishte një lëvizje të vogël pra duke lëvizur për 29.1 %. Por shumica e pajisjeve ende përdorin versionin Gingerbread, që është lansuar në vitin 2010, prandaj rreth 45.6 % e pajisjeve kanë sistem operativ të vjetër por përqindja ka rënë gjatë muajve Dhjetor-Janar që prej 50.8 % ka rënë në 47.6 %.

Ndërsa 8.1 % e pajisjeve përdorin sistemin operativ Froya , 2.2 % kanë Ecliar dhe 0.2 % përdorin Donut.

Bazuar nga Localytics kohëve të fundit në SHBA janë duke dominuar tabletat Android në vendin e parë me 33 % , pastaj The Nook në vendin e dytë me 10 % , Samsung Galaxy në vendin e tretë me  9 % dhe Nexus 7 në vendin e katërt me 8 % ./ITshqip

RELATED BY