Android Jelly Bean tejkalon Gigerbread

Google ka përditësuar platformën rreth versioneve të saj në Android duke zbuluar se versioni i fundit ka arritur vendin e parë. Android 4.2 Jelly Bean dhe Android 4.1 Jelly...

Andorid Jelly Bean 4.2.2 ITshqip

Google ka përditësuar platformën rreth versioneve të saj në Android duke zbuluar se versioni i fundit ka arritur vendin e parë. Android 4.2 Jelly Bean dhe Android 4.1 Jelly Bean janë ende në rritje e sipër, por ato kanë tejkaluar Android 2.3 Gingerbread.

Jelly Bean duke përfshirë versionet 4.1 dhe 4.2 arrin 37.9 perqind, Ice Cream Sandwich me 23.3 perqind, Honeycomb me 0.1 perqind, Gingerbread me 34.1 perqind, Froyo me 3.1 perqind, Eclair me 1.4 perqind dhe Donut me 0.1 perqind.

Në krahasim me muajin e kaluar, Jelly Bean ka kaluar nga 35 perqind, Gingerbread ka rënë më poshtë dhe Ice Cream Sandwich ka rënë nën 25 perqind.

Android Jelly Bean tejkalon Gigerbread

Padyshim ky është një lajm i mirë për Google, e cila po ashtu tregoi edhe mënyrën se si ka arritur tek këto shifra:

” Në fillim të muajit Prill të këtij viti listat janë ndërtuar duke përdorur të dhënat e çdo përdoruesi i cili ka vizituar Google Play Store. Më parë të dhënat janë mbledhur kur pajisja është kontrolluar nga serverat e Google-së, por ne besojmë se kontrollimi i të dhënave është më i saktë duke marrur parasysh vizitat e çdo përdoruesi në Google Play Store. ”

Sidoqoftë, shpresojmë se deri në fund të vitit Jelly Bean do arrijë mbi 50 perqind duke u bërë versioni më i përdorur në të gjitha pajisjet me platformën Android./itShqip

RELATED BY