Android Lollipop tashmë në telefonat e mençur dhe tableta

Jeni gati për lëshimin e fundit dhe më të mrekullueshmin të Android-it? Android 5 “Lollipop” tashmë është lëshuar për telefonat e mençur dhe tabletat e përzgjedhura. Softueri i ri...

Android Lollipop tashmë në telefonat e mençur dhe tableta

Jeni gati për lëshimin e fundit dhe më të mrekullueshmin të Android-it? Android 5 “Lollipop” tashmë është lëshuar për telefonat e mençur dhe tabletat e përzgjedhura.

Softueri i ri Android, i cili përmban një material me  dizajn të ri, është tashmë në dispozicion për Nexus 6 dhe 9. Gjithashtu ka marrur edhe rrugën për Nexus 4, Nexus 5, Nexus 7, dhe Nexus 10. Po ashtu, do të paraqitet edhe tek pajisjet “Google Play Edition”, duke përfshirë edhe Moto G dhe HTC One M8.

Pritet, por nuk është e sigurt për pajisjet e mëparëshme me Google Play Edition – Samsung Galaxy S4, HTC One (M7), Sony Z Ultra dhe LG G Pad 8.3 – qëtë marrin këtë përditësim.

Nëse ju nuk posedoni njërën nga këto, atëherë ju do të jeni në mëshirën e prodhuesit të telefonit tuaj për të marrur këtë përditësim.

Këtu mund të shihni se ku dhe kur mund të pajiseni me Lollipop në pajisjet tuaja:

HTC ka thënë që do të lëshojë versionin e fundit të Android-it për HTC One M8 dhe HTC One M7 brenda tre muajve. Ju mund të shihni këtë nga mesi i muajit Shkurt të 2015.

LG nuk ka njoftuar për planet ende, duke lënë hapur mundësinë për të zbritur Android 5.0 Lollipop në pajisjet LG G3 dhe G2 Pro në të ardhmën.

Motorola ka qenë më bujare dhe më e hapur. Gjenerata e parë dhe e dytë e pajisjes Moto X dhe Moto G, plus Moto G me 4G LTE, Moto E, Droid Ultra, Droid Maxx, dhe Droid Mini do të marrin Android Lollipop.

Samsung ka heshtur, por pritet që të sjell këtë përditësim në të gjitha pajisjet që ka lansuar gjatë vitit 2014.

Sony gjithashtu nuk ka zbuluar planet për Lollipop, por do të jetë tronditëse nëse të gjitha pajisjet aktuale të shitura si Xperia Z3, Xpera Z3 V dhe Xperia Z3 Compact nuk do të marrin këtë përditësim./ITshqip

 

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY