Android Market ka 500.000 aplikacione, akoma është prapa App Store

Që nga shtatori Android Market ka 500.000 aplikacione të cilat ishin regjistruara, ndërsa vetëm 315.000 ishin lëshuar për shkarkim, zbulon kompania hulumtuese Research2guidance. Numri, prej gjysëm milioni aplikacione është...

Që nga shtatori Android Market ka 500.000 aplikacione të cilat ishin regjistruara, ndërsa vetëm 315.000 ishin lëshuar për shkarkim, zbulon kompania hulumtuese Research2guidance.

Numri, prej gjysëm milioni aplikacione është fantastike, por Android Market akoma qëndron prapa App Store nga Apple e cila ka 600.000 aplikacione, nga të cilat 456.000 janë të lëshuara për shkarkim.

Sa i përket për kuantitetit është e sigurt që shum shpejt Android Market do të tejkalojë App Store. Ndoshta dhe muajin e ardhshëm. Por, sa i përket kualitetit të aplikacioneve në dispozicion, Android Market akoma nuk mund ti konkurojë App Store.

Por, për Google është e rëndësishme plani të funksionojë. Google qëllimisht e hapi Android Market që të jetë i vetmi treg për aplikacione në të cilën nuk nevojitet miratim të aplikacioneve, me qëllim që të fitojë në kuantitet dhe të terheqë vëmendjen. Ndoshta kur të ketë paisje të mjaftueshme të shitura Android, edhe pse tashmë është lider në tabelat për shitje, dhe kur do të ketë aplikacione të mjaftueshme, ndoshta atëherë Google do të fillojë të “pastrojë” tregun dhe të kontrollojë publikim e aplikacioneve.

Sipas Research2guidance, pothuajse 37% e aplikacione të publikuara në Android Market ishin larguar për shkaqe të ndryshme, përderisa në App Store 24% nga aplikacionet e publikuara.

Sa i përket Marketplace të Microsot, kjo shitore ka 35.000 aplikacione për platformën e re Windows Phone7./itshqip

RELATED BY