Android Market tani posedon mbi 400.000 aplikacione.

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon tregun mobil. Android Market është shum afër që të...

Tani ka mbi 400.000 aplikacione në dispozicion për shkarkim nga Android Market, thonë nga Distimo, një kompani e cila analizon tregun mobil.

Android Market është shum afër që të mposht Apple App Store e cila momentalisht ka gjysëm milioni aplikacione në dispozicion. Është vlersuar se Android do të barrazohet me iOS me numra në dy muajt e ardhshëm. Por poblemin që akoma e ka tregu i Android është se akoma nuk e di çfar kualiteti kanë aplikacionet që publikohen në Android Market. Kjo për shkak se Google, për dallim nga Apple, RIM dhe Microsoft në shitoret e tyre, nuk i shqyrton ose analizon aplikacionet para se të publikohen.

Sipas Distimo, kontributin më të madh për këtë arritje të Adnroid Market kanë dhënë aplikacionet falas. Përqindja e aplikacioneve falas zmadhohet secilin muaj. Nëse në prill 2011, 60% nga aplikacionet ishin në dispozicoon falas, në fund të vitit 2011 kjo përqindje ishte rritur në 68%.

Përveç numrit të aplikacioneve, Android Market ka shënuar edhe rritje rekorde të publikuesve. Mbi 100.000 studio dhe programerë kanë shpërndarë aplikacionet e tyre në këtë dyqan online./itshqip

RELATED BY