Androidland: dyqani i parë në botë i Android

Telstra Corporation në bashkëpunim me Google kanë hapur dyqanin e parë në botë kushtuar sistemit operativ Android të quajtur Androidland. Ky dyqan është hapur në Melburne në Australi. Në...


Telstra Corporation në bashkëpunim me Google kanë hapur dyqanin e parë në botë kushtuar sistemit operativ Android të quajtur Androidland. Ky dyqan është hapur në Melburne në Australi.

Në qoftë se ju jeni të interesuar të dini se çfarë do ketë në këtë dyqan, atëherë ai do të përkushtohet në sistemin operativ Android dhe do të përmbajë të gjitha pajisjet, të cilat punojnë me sistemin operativ Android.

Androidland do të bëjë shitje me pakicë që ka për qëllim të informoj publikun në lidhje me sistemin operativ Android dhe pajisjet e saj, si dhe do të lejoj konsumatorët të përdorin tabletët dhe smartphonët. Pra, konsumatorëve që duan të blejnë një pajisje me Android do të ju ofrohet mundësia e provimit të pajisjes dhe të aplikacioneve para blerjes.

Përveç informimit rreth Android, vizitorët do të mund edhe të argëtohen në Androidland, ata do të mund të luajnë lojën më të popullarizuar në botë Angry Birds në një ekran të madh, shëtitje nëpër Google Earth, krijim të avatarit të tyre me Android. Poashtu, ekspertët e Android të cilët janë të trajnuar posaçërisht nga Google, do të jenë në dispozicion të ndihmojnë klientët, t’iu rekomandojnë aplikacione të ndryshme, t’iu përgjigjen pyetjeve të cilat i bëjnë klientët për Android e shumë gjëra tjera.

Shikoni një video nga Androidland:

RELATED BY