Angry Birds erdhën edhe tek shfletuesit.

Angry Birds është paraqitur në Chrome Web Store si një ueb shërbim i pavarur i cili përdorë HTML5 teknologjinë me mundësi për ta luajtur lojën në një kualitet shum...

Angry Birds është paraqitur në Chrome Web Store si një ueb shërbim i pavarur i cili përdorë HTML5 teknologjinë me mundësi për ta luajtur lojën në një kualitet shum të lartë përmes shfletuesve më të ri, Chrome, Firefox 4, dhe Internet Explorer 9, përderisa në verzionet e vjetra të Firefox mund të luhet vetëm në kualitetin standard.

Edhe pse Angry Birds është shfaqur në dyqanin e Chrome, megjithatë vet instalimi i aplikacionit është si një bookmark në faqen chrome.angrybirds.com.

Rovio, krijuesi i lojës, thotë se së shpejti do të shohim mundësi për pagesa online përmes aplikacionit më qëllim që të hapen nivele të reja, sikur që është në platformat mobile./itshqip

RELATED BY