Angry Birds falas për iOS brenda një jave

Angry Birds nuk ka nevoj të prezantohet, pasi është njëra prej lojërave më të popullarizuara duke arritur vendin e parë nga numri i shkarkimeve. Së pari Angry Birds doli...

Angry Birds Falas ITshqip

Angry Birds nuk ka nevoj të prezantohet, pasi është njëra prej lojërave më të popullarizuara duke arritur vendin e parë nga numri i shkarkimeve.

Së pari Angry Birds doli në shitje në pajisjet iOS gjatë dhjetorit të vitit 2009. Që atëherë ka kushtuar vetëm një dollar për iPhone dhe tre dollar për iPad, ndërsa tani për herë të parë versioni original nga Angry Birds do të jetë falas për shkarkim por brenda një kohe të kufizuar.

Nëse ju nuk keni arritur ende ta luani këtë në iOS atëherë kjo është koha e duhur ta shkarkoni falas. Po ashtu edhe Angry Birds Rio është falas kështu që mund ta shkarkoni edhe këtë falas brenda një jave. /ITshqip

RELATED BY