Angry Birds vazhdon të thyen rekorde

Kompania finlandeze Rovio më herët kishte publikuar se lojra e tyre më e njohur Angry Birds është shkarkuar 400 milionë herë, kurse tani njofton se ky numër ka tejkaluar...

Kompania finlandeze Rovio më herët kishte publikuar se lojra e tyre më e njohur Angry Birds është shkarkuar 400 milionë herë, kurse tani njofton se ky numër ka tejkaluar këtë shifër dhe ka arritur në 500 milionë shkarkime. Njeriu përgjegjës për marketing në kompaninë Rovio, Peter Vesterbacka, deklaroi se Angry Birds është lojra më e shkarkuar deri më tani dhe tash më është në krye për gjat dy viteve nga kur ishte lansuar.

Sipas një video të cilën mund të shihni më poshtë, deri më tani janë luajtur 266 milionë nivele, të hedhura mbi 400 milionë zogjë të zemëruara, dhe të mbledhura mbi 44 miliardë yje. Janë luajtur 300 milionë minuta në ditë, 109,5 milijardë në vitë. Kompania momentalisht vlersohet në 1 milijardë dollarë.

Qëllimi ardhshëm i kompanisë është që të arrihet në shifrën prej 1 milijardë shkarkime në gjithë botën, si në telefonat e zgjuar, ashtu edhe në tabletët dhe kompjuterët desktop. Kompania është duke zgjeruar brendin e saj në mënyra të ndryshme, që nga lodrat e deri tek produktet për fëmijët e vegjël, kurse së shpejti pritet të realizohet dhe një film për zogjt e zemëruar. Rovio më herët kishte blerë dhe një studio për të krijuar video të animuara./itshqip

 

RELATED BY