Anonymous deri tek Sony: Ne nuk vjedhim kartela krediti.

Grupi i hakerëve Anonymous në një dekleratë hedhi poshtë akuzat nga ana e Sony-t, se pjestarë të Anonymous janë të përfshirë në thyerjen e PlayStation NEtwork, nga ku ishin...

Grupi i hakerëve Anonymous në një dekleratë hedhi poshtë akuzat nga ana e Sony-t, se pjestarë të Anonymous janë të përfshirë në thyerjen e PlayStation NEtwork, nga ku ishin vjedhur informacione të shumta për 77 milionë gejmerë së bashku me kartelat e tyre kredite.

“Përkrahja publike nuk fitohet duke vjedh kartela kredite dhe të dhëna personale, ne tentojmë të luftojmë me aktivitetet kriminale të korporatave dhe qeverive, dhe jo të vjedhim kartela krediti.”, thotë grupi i hakerëve, i njohur për aktivizëm online.

Presidenti i Sony-t, Kazup Hirai në fjalimin e tij para Kongresit amerikan deklaroi se qëllim i sulmeve ishin kartelat kredite, duke thënë gjithashtu se sulmet e mëhershmë DDoS nga ana e Anonymous i kishte lënë sistemet e Sony-t të pafuqishëm për tu mbrojtur nga sulme më serioze. DDoS sulmet kundër Sony-t Anonymous i kishte kryer më 17 prill kur dhe kishte ndodhur thyerja e parë në PS Network, sulmet ishin hakmarrje për hakerin Xhorxh Hots i cili ishte i dhënë në gjyq nga Sony-t për jailbrake të Playstation 3.

Sony gjithashtu shtoi se gjat kohës së hetimeve është zbuluar një dosje me emrin “Anonymous”, që përmbante dhe sloganin e grupit “We are Legion”, duke shtuar se Anonymous ose janë bashkpjesmarrës i këtij sulmi, ose janë të shfrytëzuar për të bërë një maskim të vjedhjes.

Problemi me Anonymous është se janë një grup i hakerëve anonim dhe i “decentralizuar” i cili organizohet përmes forumeve dhe IRC kanaleve. Diverziteti mund të thotë se një prej tyre është i implikuar në vjedhjen e kartelave krediti, por jo dhe se është e përfshirë gjith organizata  e cila gjithashtu në deklaratë tha:
“Nëse FBI kryen hetime legjitime, do të tregojë se Anonymous nuk janë fajtor”./itshqip

RELATED BY