Anonymous më sistem operativ të vetin!

Kohët e fundit grupi i hakerëve Anonymous ka vendosur për shkarkim në internet sistemin e vet operativ të quajtur Anonymous-OS. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Sourceforge (faqja hostuese...


Kohët e fundit grupi i hakerëve Anonymous ka vendosur për shkarkim në internet sistemin e vet operativ të quajtur Anonymous-OS. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Sourceforge (faqja hostuese për shkarkime legale), që është paralajmëruar ta largoj këtë sistem operativ nga faqja e vetë.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm, ata kanë vendosur ta largojnë nga lista e softuereve shkarkues, për shkak se Anonymous është grup hakerësh dhe nuk mund të ju besohet deri në atë masë, dhe se është rrezik për sigurinë. Një arsye e largimit është edhe se zhvilluesi i sistemit operativ nuk ka publikuar kodin burimor për shqyrtim nga ekspertët.

Megjithatë, ky nuk është fundi i Anonymous OS, sepse Sourceforge ka përmendur se ata mund ta kthejnë përsëri në shkarkim, pas diskutimit të mëtejshëm më adminin e projektit. Tani për tani Anonymous OS është larguar nga faqja Sourceforge.net dhe ju nuk mund ta shkarkoni. Për më të rejat nga Anonymous OS, vizioni faqen zyrtare të Anonymous-OS./itshqip

Categories
Lajme

Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+
2 Comments on this post.
  • EaglE EyE 1337
    18 March 2012 at 15:23
    Leave a Reply

    Eshte FAKE! I mbushur me trojane dhe Back Doored! E kane pohuar anonymous ne Twitter!

  • dj koli
    19 March 2012 at 15:33
    Leave a Reply

    sistemi operativ Anonymus Os eshte ne fakt nje linux ubtu, i modifikur dhe rregulluar ne menyre te papare me gjera qe ne shqipri pak njerz i kuptojn! Ata qe jane me dy mendje mos u friksoni hic por instalojnei se keni me pa qe ja vlen shume biles. Sidomos per ata qe jetojn me lek qe fitojn prej internetit . Ne fun te fundit pse me i besu windowsit apo apple ? ? ? @eagle eyes , kam nje keyloger dhe nje krypter , i skanoj file virusin perfundimtar dhe rezultati asnje nga 36 antiviruset qe ka bota nuk e kapin !

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY