Anonymous sulmon ueb faqen e xhihadistëve francez

Grupi i hakerëve Anonymous i shpalli luftë ekstremistëve Islamik pas sulmit që ndodhi në revistën Charlie Hebdo në Paris, ku  tani ky grup hakerësh ka kryer sulmin e parë....

Anonymous sulmon uebfaqen e xhihadistëve francez

Grupi i hakerëve Anonymous i shpalli luftë ekstremistëve Islamik pas sulmit që ndodhi në revistën Charlie Hebdo në Paris, ku  tani ky grup hakerësh ka kryer sulmin e parë.

Anonymous, një grup i lirshëm i hakerëve që nuk kanë udhëheqës, njoftoi operacionin e tyre me emrin e koduar #OpCharlieHebdo të Mërkurën pas sulmit në revistën satirike. Një llogari në Twitter me të njëjtin emër kodues, #OpCharlieHebdo, shpërndau një video për operacionin e së Shtunës, ku grupi pretendon se ka hakuar ueb faqen ansar-alhaqq.net që në vitin 2013 shënohej si një ueb faqe e xhihadistëve francez.

Ansar-alhaqq.net qëndroi jashtë linjës për më shumë se një orë nga grupi Anonymous, por më pas është rikthyer përsëri online. Ende mbetet e paqartë se si hakerët kanë arritur të rrëzojnë faqen, por Anonymous zakonisht përdorin armën DDoS për kryerjen e sulmeve kibernetike duke përmbytur trafikun e ueb faqes. Ky llojë sulmi nuk është veçanërisht i sofistikuar pasi që ka programe që iu lejojnë ndoshta çdokujt të kryej diçka të ngjashme, bazuar në ekspertët e sigurisë, transmeton ITshqip.com.

 

Megjithatë, sulmet DDoS mund të jenë tepër efektive. Ueb faqet madhështore si MasterCard dhe PayPal më parë kanë vuajtur nga këto llojë sulme.

Operacioni që ndodhi të Shtunën nuk është diçka e re që grupi ka bërë, ndonëse verën e kaluar disa hakerë që pretendonin se janë të lidhur me grupin Anonymous ishin duke luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik online. Përveç kësaj, grupi shpesh ka kryer operacione për lirinë e shprehjes dhe liritë e tjera civile.

“Keni parasysh një sulm masiv nga ne sepse kjo liri është ajo që ne kemi luftuar të gjithë për të,” shkruan grupi i hakerëve./itShqip

RELATED BY