Anonymous sulmuan Stratfor, dhe vodhën me mijra kartela krediti

Hakerët-Aktivist Anonymous arritën të vjedhin me qindra e-mail, fjalëkalime, kartela krediti dhe shum të dhëna tjera nga një kompani amerikane Stratfor. Sipas hakerëve, janë vjedhur mbi 200GB të dhëna....

Hakerët-Aktivist Anonymous arritën të vjedhin me qindra e-mail, fjalëkalime, kartela krediti dhe shum të dhëna tjera nga një kompani amerikane Stratfor. Sipas hakerëve, janë vjedhur mbi 200GB të dhëna. Faqja e kompanis është shuar, dhe janë suspenduar të gjitha aktivitetet e serverëve dhe e-mail adresat e Stratfor.

Një anëtarë i Anonymous thotë se kartelat e kreditit të vjedhura i kanë shfrytëzuar për të dhuruar miliona dollarë si donacione për bamirësi. Qëllimi, thonë hakerët, është që të festohet Krishtlindja. Megjithatë, shum rënd është të besohet se ato para do të arrijnë deri tek destinacioni i duhur, organizitatat për bamirësi, sepse mesiguri do të bllokohen këto transferime të parave.

 

Anonymous publikoi listën e kompanive private të Stratfor. Stratfor merret me raporte intelegjente të ndjeshme politike, ekonomike, analiza lufte nga shtetet të ndryshme, dhe normalisht kjo listë është sekrete. Më sakt,  ishte sekrete. Siç mund të shikoni në atë listë, ndodhet edhe qeveria e Maqedonis. Tek të dhënat e vjedhura mund të shikoni disa emra, numra të telefonit, dhe kartela krediti si dhe fjalëkalime të disa politikanëve Maqedonas.

Nga Stratfor thonë se kjo list në fakt përmban klientët të cilët kanë blerë raporte nga kompania, por jo dhe lista e klientëve të cilët kanë bashkpunime më serioze me kompanin. Stratfor njoftoi se ka lajmëruar rastin tek autoritetet.

“Mëndoj se hakerët jetojnë në një botë të tillë që nëse fiksohen në ju atëher do të tentojnë për t’ju sulmuar, është shum vështirë të mbroheni nga ato”, tha Fred Burton, shef sigurimi në kompaninë Stratfor për Associated Press./itshqip

 

RELATED BY