Anonymouse sulmon njësinë italiane kundër krimit në internet.

Hacktivistët Anonymouse publikuan “dokumente sekrete” të vjedhura nga njësia kundër krimit në internet në kuadër të policisë italiane. Nga Anonymous thonë se dosjet i kanë fituar, të cilat supozohet se...

Hacktivistët Anonymouse publikuan “dokumente sekrete” të vjedhura nga njësia kundër krimit në internet në kuadër të policisë italiane. Nga Anonymous thonë se dosjet i kanë fituar, të cilat supozohet se peshojnë diku 8GB, nga një burim anonim i cili i kishte vjedhur nga serverët e Centro Nazuionale Anticrimine Informatico per la Protezione delle Infrastrutture Critiche(CNAIPIC). Në mesin e të dhënave ka edhe dosje sekrete me informacione për hetime, për firma private dhe për agjensi të shteteve të huaja.

Sulmi i Anonymous është pjesë e #antisec fushatës, të cilën e kanë nisur me qëllim që të depërtojnë nëpër faqet qeveritare dhe të zbulohen dokumente, të motivuar kuptohet nga Wikileaks, por këtu në rastin e policisë italiane, motivi i sulmit mund të jetë edhe arrestimi i disa italianëve të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit të hakerëve. Anonymous si dëshnmi për “hackimin” ose sulmin ndaj njësisë italiane publikuan disa fotografi nga dokumentet.

CNAIPIC akoma nuk e ka komentuar incidentin./itshqip

 http://imgur.com/a/tkFdY#UTByw

RELATED BY