Anonymouse Vs Narko Kartelët

Grupi i hakerëve Anonymouse u kërcënua se do të zbulojë emrat e pjestarëve të narko-kartelit Zetas, nëse kriminelët nuk lirojnë një pjestarë të këtij grupi të hakerëve i cili...

Grupi i hakerëve Anonymouse u kërcënua se do të zbulojë emrat e pjestarëve të narko-kartelit Zetas, nëse kriminelët nuk lirojnë një pjestarë të këtij grupi të hakerëve i cili ishte rrëmbyer.

Nëse deri të shtunën, 5 nëntor, Zetas nuk liron pjestarin e këtij grupi Anonymouse, ky grup do të zbulojë emrat e pjestarëve të këtij narko-karteli, qëndron në deklaratën e Anonymouse. Mesazhi është në gjuhën angleze dhe spanjolle, në formën e videos, ku grupi i hakerëve pretendonë se i dijë oficerët, gazetarët, shoferët e taksive dhe të tjerët të cilët punojnë për Zetas. Ato thonë se “Anonymouse janë të lodhur me këtë grup kriminel i cili është i përkushtuar në rrëmbime, vjedhje dhe grabitje”.

Personi i cili është rrëmbyer nuk është identifikuar , por Anonymouse paralamërojnë: “Keni bërë një gabim të madh me atë që keni rrëmbyer një pjestarë të Anonymuse. Lirojeni atë.”

“Nuk mund të mbrohemi me armë, por mundemi me makinat e tyre, shtëpitë, baret etj. Nuk është e vështirë. Ne e dijmë kush janë dhe ku mund ti gjejmë”, vazhdon mesazhi, duke u referuar në pronat e pjesarëve të kartelit.

Në video shfaqet një person i cili mban një maskë dhe flet në emër të Anonymouse. Video thuhet se është ngarkuar në internet në fillim të tetorit, por nuk egziston mundësia që të zbulohet origjina e saj. Për herë të parë ishte hetuar të premten, në ueb faqen për kundërzbulim global tink tenk Stratfor./itshqip

VIDEO:

RELATED BY