Anthem sulmohet nga hakerët

Kompania më e madhe në Amerikë për sigurimin shëndetësor, Anthem, ka humbur 80 milionë të dhëna personale si pasojë e një sulmi nga hakerët. Hakerët kanë arritur të fitojnë...

Anthem sulmohet nga hakerët1

Kompania më e madhe në Amerikë për sigurimin shëndetësor, Anthem, ka humbur 80 milionë të dhëna personale si pasojë e një sulmi nga hakerët.

Hakerët kanë arritur të fitojnë akses tek emrat, datëlindjet, e-mail adresat, të dhënat e punëtorëve, numrat e sigurisë sociale, dhe adresat e njerëzve që janë duke u trajtuar aktualisht dhe që janë trajtuar edhe më parë tek kompania.

Anthem, i njohur ndryshe si WellPoint, mbulon më shumë se 37 milionë njerëz në më shumë se dhjetëra shtete, përfshirë Kaliforninë, Nju Jorkun dhe Ohio, transmeton itShqip.com.

FBI ka filluar hulumtimet dhe kompania tashmë ka punësuar kompaninë e sigurisë Mandiant për të restauruar rrjetin e hakuar. Përveç kësaj, FBI i bëri thirrje klientëve të kompanisë Anthem të raportojnë për ndonjë rast të dyshimit në mënyrë për të identifikuar hakerët.

Në vitin 2013, Anthem pranoi të paguajë 1.7 milionë dollarë për të zgjedhur akuzat se ka lënë informacionet e më shumë se 612.00 anëtarëve në dispozicion online.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ka thënë që kompania nuk kishte politikat adekuate për të autorizuar qasjen në databazë, nuk ka përditësimin e softuerit të duhur si dhe nuk ka përdorur masat mbrojtëse për të arritur deri në verifikimin që personat që kanë arritur të hyjnë në databazë të jenë të autorizuar./itShqip

RELATED BY