APad kopje e iPad

Aq shumë kopje të paisjeve të ndryshme dalin nga dita në ditë sa që është e vështir të përcillen të gjitha. Dhe qëllimi i tyre është që ti’a kalojnë...

Aq shumë kopje të paisjeve të ndryshme dalin nga dita në ditë sa që është e vështir të përcillen të gjitha. Dhe qëllimi i tyre është që ti’a kalojnë origjinalit, por ky mision thuajse është i pamundur. Kopja për cilën ne do ju tregojmë i ngjan aq shumë iPad-it të Apple, madje ka edhe një emër pak a shumë të ngjajshëm me origjinalin që mundet shumë lehtë ta bëj dikë te ngatërrohet, dhe lirisht mund të themi se kjo paisje mund të jetë më e favorizuara nga kopjet tjera.

Kjo paisje quhet M003 APad ndryshe iRobot dhe siq mund ta shihni nga fotografia vërtetë ngjanë shumë në iPad, por ndryshe nga iPad kjo paisje punon me sistemin operativ Android. Android punon mjaft mirë tek kjo paisje e cila ka një ekran me madhësi prej 7 inçash,dhe punon me rezulucionin 800 x 480 piksela. Po ashtu ka mundësin e qasjes në internet përmes WiFi. Ndryshe nga iPad, APad-i përdor ueb shfletuesin Google Chrome. Po ashtu kjo paisje përkrahë formatet tjera si PDF,word,excel.

Kjo paisje, vjen me kapacitet te memories prej 128MB dhe me hardisk me kapacitet prej 2GB ose 4GB varësisht prej modelit. Por nëse ju duhet më shumë hapsirë ju mund ta përdorni portin për microSD dhe të fusni kartelë microSD me kapacitet prej 32GB.

Kjo paisje mund të blihet nga China Grabber me një çmim diku rreth 157 euro. Ajo çfarë mund të themi tjetër për këtë paisje është se kjo paisje nuk mund të ja kaloj origjinalit por për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë origjinalin kjo është paisja ideale për ta.

RELATED BY